Dita e sotme pritet të jetë e tensionuar në selinë e Volskwagen në Gjermani. Ndërsa kompania deklaroi se do të përgatisë terrenin për mbylljen e disa fabrikave në këtë vend, pritshmëritë janë që drejtuesit të përballen me një forcë punëtore të tensionuar nën frikën e shkurtimeve në staf, si masë paraprake.

Reuters bën me dije se arsye për mbylljen e fabrikave është mungesa e porosive për makina, nga brenda dhe jashtë vendit, gjë që ka ndikuar edhe gjigantin gjerman të automobilizmit.

“Industria evropiane e automobilave është në një situatë shumë serioze. Mjedisi ekonomik u bë edhe më i ashpër dhe konkurrentë të rinj po hyjnë në tregun evropian. Gjermania në veçanti si një vend prodhimi po mbetet më mbrapa për sa i përket konkurrencës”, tha CEO i Volkswagen Group, Oliver Blume.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: