Shoqëria Kulturore Shqiptare në bashkëpunim me Institutin Holandez për Luftën, Genocidin dhe Holokaustin organizoi në 2 prill në Amsterdam premierën europiane të dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit” me producente gazetaren Desada Metaj.

Whatsapp Image 2019 04 04 At 10.40.26

Shfaqja e dokumentarit u bë në kuadër të serialit të debateve “Rrugët drejt drejtësisë”. Pjesëmarrës në këtë debat ishin historianë, studentë të Univesitetit të Amsterdamit, diplomatë dhe studiues holandezë.

Whatsapp Image 2019 04 03 At 14.32.10 (1)

Të pranishmit debatuan për mungesën e Drejtesinë Tranzitore në Shqipëri, ku në kontrast me vendet e tjera ish-komunsite apo ish-totalitare, shteti nuk ia ka dalë ende që me  masa ligjore dhe jo-ligjore të korrigjojë padrejtësinë e madhe ndaj një pjesë të popullsisë gjatë komunzimit. Gjithashtu, u diskutua për mungesën e reflektimit të shoqërisë si një element shumë i rëndësishëm për Drejtesinë Tranzitore.

Whatsapp Image 2019 04 03 At 14.32.10

Historianja Dr. Eni Papa nga Univesiteti i Tiranës mbajti një referat mbi trashëgiminë e regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa drejtoresha e programeve të NIOD Dr. Nanci Adler referoi për rëndësinë e reflektimit dhe drejtësisë tranzitore për shoqeritë post-totalitare!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb