Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora duket se do te jetë pjese e “X Factor”, britanik. Simon Cowell dëshiron që ta bëjë atë pjesë të panelit të jurisë të talentshowt te famshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë krijuesi i “X Factor”, 55 – vjeçari Cowell, për gazetën britanike Daily Star.

Vetë artistja 24 –vjeçare, ka refuzuar të ulet sërish në karrigen e gjyqtares në “The Voice Uk”, duke e mbyllur këtë eksperiencë me vetëm një sezon.

Por tashmë, duket se e talentuara Rita do të duhet të marrë një tjetër vendim të rëndësishëm, të jetë ose jo një nga mendoret e “X Factor UK”. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb