Simone Biles ka zbuluar se asaj iu kërkua të paguante një shumë të tepruar për një shishe shampanjë gjatë një feste në një klub nate në Paris pas ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike 2024. Në një video të postuar në llogarinë e saj në TikTok, gjimnastja më e mirë – e cila fitoi tre medalje të arta dhe një argjend në Paris – përshkroi se çfarë ndodhi atë natë kur ajo doli me miqtë për të festuar.

Siç ka treguar ajo, ka qenë me familjen dhe miqtë në një klub në kryeqytetin francez, ku kanë porositur një shishe shampanjë, dhe klubi i natës i ka faturuar shumën prej 26 mijë dollarësh, që është rreth 23.5 mijë euro.

“Shkova në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike dhe më pas vendosëm të dilnim. Në këtë klub ata u përpoqën të më paguanin 26,000 dollarë për një shishe shampanjë!”, përshkruan Biles në klip.

“A je i çmendur?”, ka komentuar më pas ajo duke shpjeguar se shampanjën nuk e ka marrë në fund të fundit. “Por pse duhet të përpiqen të tallen me mua në këtë mënyrë” , vuri në dukje ajo.

“Ndonjëherë nuk më pëlqen vëmendja, preferoj të mos e kem dhe të jem sa më normale” , tha në fund sportistja e njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb