Vullnet Sinaj dhe Gazment Bardhi janë përplasur në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e një grupi deputetësh të opozitës lidhur me mandatin e ligjvënësit socialist.

Bardhi pretendon se Sinaj është në shkelje të Kushtetutës pasi ka përfituar fonde publike. Por Sinaj tha se është një donator, që prej 20 vitesh është marrë me biznes.

Në debatin e zhvilluar, Sinaj tha se Bardhi ka shantazhuar deputetët për t’i marrë firmën.

“Ne të dy e dimë shumë mirë, ty as të tutë nuk të besojnë. Nuk të kanë dhënë firmën. i ke shantazhuar, dole në televizor në datën 6 dhe kërkesën e depozitove në datën 8, sepse nuk kishte firmat.

Por me shumë gjasa ne do të përplasemi edhe mandatin tjetër bashkë”, i tha Sinaj, Bardhit.

Më herët kreu i Grupit Parlamentar të PD-së kërkoi që çështja të kalojë në Gjykatën Kushtetuese për tu diskutuar.

“S’keni pse të keni frikë, çështjen ta shqyrtojë Kushtetuesja. Nëse ju mendoni se ne gënjejmë atëherë le të jetë Gjykata që do të vendosë”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: