TIRANE – Sinan Hoxha edhe në prag të festës së të dashuruarve do të udhëtojë për koncerte në vendet fqinje. Por asgjë nuk e pengon për ta kaluar festën me bashkëshorten e tij, Andrra.

sinani

Ҫifti Hoxha janë bërë gati për festën, madje Sinani ka menduar gjithҫka me detaje për ta kënaqur bashkëshorten në festën e të dashuruarve. I kontaktuar nga revista Who, këngëtari i njohur i muzikës popullore ka treguar se e ka ҫdo gjë gati: “Kush tha që nuk do e festoj me Andrrën? Vërtet që për Shën Valentin do të jem në Greqi, por Andrrën do e marr me vete.

Ditën e të dashuruarve do e festojmë në vendin ku festohet më së miri dashuria, në ishullin me të bukur për të dashuruarit, Santorini”, – tregon ai.
Me siguri nga ishulli i të dashuruarve do të postohen edhe foto nga Sinani e Andrra më 14 shkurt, kështu që qëndroni në pritje.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: