TIRANE

Sinani Hoxha na tregoi një histori , të cilën nuk e kishte bërë publike më herët. I ftuar në “Kursin e Piter Pan” ai ka treguar se kishte përfunduar disa ditë në burg.

“Deri në klasën e 8-të, unë kam qenë një nxënës i shkëlqyer dhe për këtë nuk gënjej, sepse janë akoma gjallë mësuesit e mi. Por pastaj, në vitet 1985, kur unë kam qenë nxënës në klasën e tetë, vendosa të largohem jashtë Shqipërisë, por ky veprim në atë kohë konsiderohej arratisje dhe dënoheshe me 4 vjet shkollë vagabondësh ose me burg… Për fat, bëra vetëm 3-4 ditë burg, por ma hoqën shallin “Pionieri i Enverit”… Por deri në atë kohë isha nxënës i jashtëzakonshëm…”- tregon Sinan Hoxha.

Më tej, Sinani tregoi se vetëm pas 2-3 vjetësh, erdhi demokracia. Ai emigroi shumë shpejt në vendin fqinj, Greqi, ku mbaroi shkollën e mesme me nota të shkëlqyera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb