Këngëtari Sinan Hoxha e ka kaluar fundjavën në Zvicër ku ishte i pranishëm në një nga klubet e Gjenevës. Megjithëse mbrëmja ka qenë shumë e bukur dhe plot publik, udhëtimi i këngëtarit nuk nisi mbarë.
Menaxheri i Sinanit, Avni Selimi tregon se atij iu vodh valixhja në aeroport dhe për ta gjetur ka ndërhyrë edhe policia e Gjenevës, së cilës iu deshën 24 orë për ta kthyer atë.
Në valixhe këngëtari veç veshjes për skenë kishte edhe pasaportën dhe çelësat e makinës. Fatmirësisht gjithçka ka përfunduar mirë për Sinanin.
(m.k/BalkanWeb)
