TIRANE – Këngëtari Sinan Hoxha gjatë kësaj jave ka bërë një ceremoni shumë intime me pak të ftuar për fejesën e tij. Të ftuar ishin miq shumë të ngushtë të artistit, ndër ta edhe këngëtarja Soni Malaj.


Ishte pikërisht Soni ajo që publikoi një video në rrjetin social “Instagram”, ku Sinani shfaqej përkrah të fejuarës së tij Andrra, dhe miqtë që e rrethonin duke i kënduar “Ta ka bo gruja 8 me 2”. Më i lumtur e i buzëqeshur se kurrë, Sinani bënte shenjë mohimi duke përqafuar Andrrën bukuroshe. Vetëm një javë më parë u bë publik lajmi i fejesës së Sinan Hoxhës, i cili bëri bujë të madhe. Pas shumë kohësh i tërhequr nga mediat, këngëtari i muzikës popullore u shfaq krejt papritur me një bukuroshe në krah, të cilën e prezantoi si të fejuarën e tij. Andrra Destani, është vajza nga Kumanova por që jeton në Gjermani prej vitesh, që i vodhi zemrën artistit pikërisht në qytetin e dashurisë, Parisin. Andrra është 10 vite më e re se i fejuari i saj, dhe bën një jetë larg botës së të famshmëve. Ajo është diplomuar në mjekësi.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)



Etiketa: