Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, foli në emisionin “Gol pas Goli” të Vilma Mashës në “Supersport” pas humbjes në shtëpi ndaj Kukësit, në vend të trajnerit Ilir Daja, nga ku deklaroi:

Pse asnjë komunikim nga trajneri?

Stafi teknik mendon se është e panevojshme të flasim për futboll. Sido që të jetë, përgëzoj Kukësin për fitoren e merituar.

Pse ky reagim?

U kujtua se ndoshta u harrua furia anti-Vlorë, por janë rikujtuar. Duhet më respekt për njerëzit që investojnë në futboll. As më shumë, aq më tepër. Nuk e mendoj gjykimin, dua vetëm respekt.

Mund të jeni më i qartë?

Unë nuk komentoj futbollin, por nuk më vjen mirë kur shikoj reagimin e tifozëve tanë. Nuk dua të jetë një arenë cubash stadiumi. Zotërinjtë që organizojnë futbollin, i lutem të mos e degradojnë futbollin.

Me Kukësin apo organizatorët e keni?

Siç mbajmë ne përgjegjësi për atë që ndodh në stadiumin e Vlorës, edhe ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që ndodh në fushë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb