PRISHTINE-Këngëtari Sinan Vllasaliu shpesh flet për një degjenerim të muzikës në vend. Këngëtari fajin për këtë ua faturon kompozitorëve, shkruan “Kosovarja”. Ai, thotë se kompozitorët po i ikin tradicionales dhe sjellin muzikë të huaj.

“Është mëkat, për arsye se kompozitorët i shmangen mënyrës së komponimit të tradicionales. Kjo është një pjesë e fajit e kompozitorëve, sepse këngëtari është ai që sjell në jetë këngën, por duhet dikush që t’ia punojë. Mendoj se shmangia e gjeneratës së re ndaj tradicionales është problem për të cilën për të cilën është dashur të merren dhe dy ministritë e Kulturës në dy shtetet tona. Mendoj që ky është faji kryesor”, thotë Vllasaliu.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: