Nga: JETON SELIMI *

Partizani është skuadra e parë që ka zyrtarizuar një blerje në këtë treg dimëror të lëviz-jeve të lojtarëve. Kryeqytetasit e kuq kanë firmosur me Gëzim Krasniqin, mbroj-tësin shtatlartë, i cili ka qenë pjesë e “demave” edhe në sezonin e shkuar, por në verë iu bashkua Flamurtarit. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi i kuq nëpërmjet një deklarate për mediat. “Gëzim Krasniqi është goditja e radhës në merkaton e janarit. Klubi dhe lojtari kanë arritur sot (dje) në mesditë marrëveshjen mes tyre, duke konkretizuar në mënyrën më pozitive bisedimet e nisura prej ditësh. Mbrojtësi shtatlartë, pas eksperiencës te Flamurtari përgjatë gjysmës së parë të këtij sezoni, rikthehet në radhët e 15-të herë kampionëve të vendit, pjesë e të cilëve ishte edhe në edicionin e kaluar futbollistik. 25-vjeçari Krasniqi do të prezantohet të martën në orën 10:30 në ambientet e klubit ku do të japë edhe një konferencë shtypi për mediat”, shkruhet në komunikatën e Partizanit. Kështu, pas lar-gimit të bullgarit Dishliev, Partizani plotëson menjëherë radhët me një njohje të vjetër.
Por nëse te Partizani zyrtarizohet kalimi i Krasniqit, në Vlorë administrator Sinan Idrizi deklaron se asnjë lojtar nga grupi aktual nuk do të largohet. Idrizi ka mohuar zërat për ndryshme rrënjësore në ekip, ndërsa thotë se Flamurtari ka në qendër të projektit të tij trajnerin italian Ernestino Ramela. Rezultatet e dobëta të vitit 2014 i kanë devijuar objektivat e Flamurtarit, që fillimisht u ndërtua për të luftuar me më të mirët e kampionatit, por për Idrizin, kjo nuk duhet ta pengojë ekipin për të shikuar përpara. Por, Superliga është kthyer në modë dhe për klubet e huaja. Dy prej emrave më të lakuar të kampionatit që mund të transferohen shumë shpejt në liga të tjera janë Pero Pejiç dhe Piter Olajinka.
Gjatë ditëve të fundit, në adresën e lojtarit ka trokitur klubi iranian i Persepolis që i ofron lojtarit 400 mijë dollarë për dy sezone. Një ofertë joshëse për kroatin, që deri në këto momente ka shënuar 10 gola me fanellën e Kukësit. Gjithsesi, një pengesë e madhe mbetet klubi verior që ka një kontratë me kroatin dhe iranianët duhet të zgjidhin këtë nyje. Një tjetër emër që mund të joshet nga ofertat e huaja është edhe sulmuesi nigerian Peter Olajinka, i cili shpërtheu këtë sezon me kampionët e Shqipërisë pasi trajneri Mirel Josa i siguroi hapësira të mëdha në sulm pas largimit të Pejiçit. 5 golat e 19-vjeçarit janë treguesi më i qartë i rritjes së tij dhe kjo ecuri ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve, Genkut në Belgjikë dhe Gençlerbiriglisë në Turqi. Turqit kanë marrë “OK” nga vëzhguesit e tyre për të nisur bisedimet, por sulmuesi ka një kontratë me Skënderbeun që mund të privohet nga lojtari vetëm në rastin e një oferte të majme. Tjetër lojtar që është në prag të largimit nga Superiorja është Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Partizanit dhe i kombëtares kuqezi ka një ofertë konkrete nga kroatët e RNK Splitit dhe shumë shpejt mund t’i bashkohet Sokol Cikalleshit në ekip.

 

(d.d/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb