Këngëtari i njohur Sinan Hoxha ka zgjedhur Sarandën për të kaluar momente intime me të fejuarën e tij Andrra Destani. Fakti që jemi në muajin mars nuk e ka penguar çiftin ti drejtohet jugut të Shqipërisë, ku duket se po kalojnë kohë të bukura.
Çifti është parë duke shëtitur i lumtur në qytetin bregdetar, e pikërisht në një prej hoteleve ku edhe kanë vendosur të akomodohen për të kaluar disa momente intime së bashku.
Sinani duket se po përpiqet ta njohë Andrrën me vendet më të bukura të Shqipërisë, pasi e ka çuar edhe në parkun arkeologjik të Butrinit. Nga fotot e hedhura në rrjetet sociale, ata duken më të lumtur se kurrë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: