Taulant Seferi është vetëm një hap drejt largimit nga Tirana. Sulmuesi ka shumë oferta, me drejtuesit që duken të dorëzuar dhe pritet ta lënë të lirë, por njëkohësisht duke mbushur arkën.

Nga ekipi u largua së fundmi edhe De Silva dhe kështu në vijën e parë për Tiran bëhet emergjente afrimi i një sulmuesi cilësor. Dhe emri i parë i lakuar më së shumti është ai i Sindrit Gurit.

Sulmuesi shkodran ndërpreu bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës dhe është futbollist i lirë. Kërkesat financiare të Gurit janë të larta, por bardheblutë janë gati të sakrifikojnë për pagrën e tij, edhe për faktin se ai e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur me Kukësin.

Por Tirana duhet t’i përgjigjet konkurrencës së Partizanit dhe Vllaznisë, që gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë për të marrë Gurin, i cili pak vite më parë ishte edhe pjesë e Kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, kampionatit shqiptar i i është bashkuar edhe një ish si Albi Alla. Është Laçi që zyrtarizoi firmën me mbrojtësin 29-vjeçar, i cili do të jetë i lidhur me klubin kurbinas për dy sezonet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb