Jannik Sinner numri 1 i botës në tenis dhe rusja Anna Kalinskaya zyrtarisht prej disa javësh nuk janë më bashkë. Mediat rozë kanë folur për një ftohje të raportit mes tyre, me tenisten ruse madje që nuk e ndjek më ish partnerin e saj as në Instagram. Megjithatë kohët e fundit ka zëra se dyshja tenton të afrohet sërish me njëri tjetrin. Për t’i konfirmuar ato ka menduar vetë tenisti italian, që së fundmi i ka dhënë “Like”, një postimi të Nikolay Kalinskiy, i vëllai i Annës.

Kaq ka mjaftuar që mediat rozë të ngrejnë sërish dyshime mbi afrimin e ish çiftit të famshëm. Megjithatë për momentin nga të dy ata dhe njerëzit rreth tyre nuk ka asnjë informacion. Anna aktualisht ndodhet në Majemi, duke kryer përgatitjet për nisjen e sezonit të ardhshëm. Në ditët në vijim pritet informacione të reja mbi ish çiftin Jannick Sinner e Anna Kalinskiy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: