TIRANË- Që prej fundjavës së shkuar vendi ynë u prek nga një valë e pazakontë të nxehti ashtu si edhe pjesa tjetër e Ballkanit, por sinoptikanët japin alarmin se temperaturat sot do të shkojnë deri në 40º dhe këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes.

Në një komunikim me News 24, sinoptikania Lajda Porja tha se i gjithë muaji korrik do të karakterizohet nga temperatura më të larta se normalja, ndërsa sot ato parashikohet të arrijnë deri në 40º.
vape-madhe1
Po sipas saj, parashikohet që muaji korrik të jetë më i nxehti i verës.

Por duke nisur nga java që vjen, Porja parashikon një rënie të temperaturave deri në datë 7 korrik. Pas këtij momenti rikthehet sërish i nxehti afrikan.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb