Ceremonia e “Topit Të Artë” që do të mbahet me 28 tetor po pritet me padurim nga të gjitha. Toni Kroos, i larguar nga futbolli i luajtur, në një intervistë të dhënë, ka thënë se Vinicius e meriton këtë trofe individual.

“Topi i Artë’ nuk është i rëndësishëm për mua. Nëse ndokush nga Real Madridi e fiton, atëherë unë jam i kënaqur. Vini e meriton, Jude e meriton, Carvajal e meriton, por mua s’më intereson”, ka thënë ish-mesfushori i njohur për “TVE”, i cili edhe vetë është mes kandidatëve.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb