Marvin Çuni mund të transferohet te Rubin Kazan. Me merkaton në Rusi që është e hapur deri në 12 shtator, Rubin Kazan e ka seriozisht në garën për sulmuesin kuqezi, teksa sheh te ai, një futbollist me mjaft potencial.

23-vjeçari luan te Frosinone, teksa në edicionin që kaloi u aktivizua në 22 ndeshje, duke shënuar edhe një gol. Më herët, ai ka kontribuar për Bayern U19 dhe Paderborn.

Kalimi te Rubin Kazan do të ishte një mundësi e mirë për të, për të treguar veten, në një kampionat mjaft të fortë si ai rus. Sipas asaj që shkruajnë mediat, tratativat janë në rrugën e mbarë dhe shumë shpejt mund të ketë fund të lumtur.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb