Siç raporton SkySportDe, mesfushori i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka së shpejti mund t’i japë lamtumirë Gjermanisë. Ndonëse futbollisti me origjine shqiptare ka luajtur një rol të madh në suksesin e “aspirinave” vitet e fundit, e ardhmja e tij në Bundesligë nuk është aspak e sigurt, pasi Galatasaray ka shfaqur interesim të madh për të.

Skuadra nga Stambolli, në kërkim të përforcimeve, e sheh Xhakën si profilin ideal për të ngritur nivelin e mesfushës dhe do të ishte gati ta tundonte me një ofertë të konsiderueshme financiare. Megjithatë, shumë  gjërat do të varen nga vullneti i Xhakës, duke qenë se ai ka ende një kontratë që e lidh atë me klubin deri në vitin 2028.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb