Gjatë një operacioni të forcave të koalicionit të kryesuara nga SHBA-të dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste YPG/PKK që përdor emrin SDF, në Deir ez-Zor të Sirisë kanë humbur jetën 13 civilë.

Burimet lokale theksojnë se forcat e koalicionit dhe aleatët e saj YPG/PKK, të cilat paraqiten si SDF, gjatë mbrëmjes kryen operacion ajror në kërkim të terroristëve të DEASH-it.

Helikopterët amerikanë ateruan në Tikhi, ndërsa pjesëtarët e YPG/PKK-së hapën zjarr në disa objekte, ndërsa në njërin prej tyre ndodheshin edhe terroristë të DEASH-it. Përveç terroristëve, kanë humbur jetën edhe 13 civilë.

SHBA-të ende nuk kanë lëshuar njoftim zyrtar.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) më 20 mars njoftoi se në intervenimin e forcave të koalicionit në krye me SHBA-të që nga shtatori i vitit 2014 kanë humbur jetën 3.035 civilë, nga të cilët 924 të mitur dhe 656 gra.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb