BEJRUT- Të paktën 23 civilë, në mesin e së cilëve gjashtë fëmijë u vranë sot shkak i sulmeve ajrore të dyshuara ruse mbi një bastion rebel pranë Damaskut, bëri të ditur një OJQ.

Nga ana tjetër në këtë vend në luftë, grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) liroi 37 të krishterë asirianë, të cilët ishin rrëmbyer në muajin shkurt.

Në lindje të Damaskut, sulmet ajrore kanë përfshirë qendrën e qytetit të Dumas ku ndodhen tregjet më të populluara, duke vrarë të paktën 23 civilë, saktësoi Observatori sirian i të drejtave të Njeriut (OSDH) duke njoftuar se këto sulme me shumë gjasa ishin kryesuar nga aviacioni rus.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: