SIRI-Të paktën 106 sulme kimike kanë ndodhur nga 2014 deri më sot në Siri kundër civilëve. Lajmin e bën të ditur Bbc që zbulon një hetim të bërë prej saj, duke shkruar që ‘shtatë vjet pas luftës shkatërruese civile, ku më shumë se 350 mijë njerëz kanë vdekur, presidenti Bashar-al-Assad shfaqet tashmë shumë pranë fitores kundër forcave që përpiqen ta rrëzojnë atë nga pushteti’.

Në website është publikuar një hartë e detajuar e sulmeve të ndodhura pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Assad kundër armëve kimike.

Hetimi i Bbc ka ekzaminuar 164 sulme kimike që do bëheshin në Siri pas firmosjes së marrëveshjes.

Përveç raportit të organizatave ndërkombëtare, Bbc ka analizuar, me ndihmën e analistëve të ndryshëm të pavarur, të dhëna të disponueshme në internet, përfshirë dëshminë e viktimave, fotografi dhe video, duke marrë parasysh vetëm ato me më shumë se një reagim.

Pjesa më e madhe e këtyre sulmeve kanë ndodhur në provincën e Idlib.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb