Mbështetësit e grupit terrorist YPG/PKK sulmuan automjetet ushtarake ruse që kryejnë patrulla të përbashkëta me ushtrinë turke në Sirinë veriore, raporton Anadolu Agency (AA).


Përderisa AA filmonte patrullimet e përbashkëta tokësore të ushtrisë turke dhe ruse, terroristët e YPG/PKK-së u përpoqën të bllokojnë automjetet e blinduara me blloqe betoni, duke i sulmuar ato me koktej molotovi dhe gjë sende të forta.


Terroristët të cilët ishin maskuar me veshje civile, u përpoqën të pengojnë patrullimet e përbashkëta që lëviznin nëpër zonë.


Më 8 nëntor, një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte një burrë që mbahej në derën e një automjeti ushtarak turk në lëvizje gjatë patrullimeve të përbashkëta me Rusinë, duke u përpjekur të futet brenda automjetit te ushtarët.

Në video, burri ra nga automjeti në lëvizje dhe u lëndua, ndërsa llogaritë e mediave sociale të lidhura me YPG/PKK-në terroriste rrejshëm pretenduan se automjeti i blinduar turk shkaktoi vdekjen e një banori lokal.

Megjithatë, nga ekzaminimi i mëtejshëm i postimit u zbulua se civili i dyshuar në të vërtetë ishte një terrorist i YPG/PKK-së. Diku tjetër në internet, i njëjti person shihej para mortajave që lëshoheshin në territorin turk dhe duke i organizuar të njëjtat.

Më 22 tetor, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqen 30 kilometra në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb