Xhihadistët kanë rrëzuar një aeroplan të qeverisë siriane dhe kanë zënë rob pilotin, i pari i këtij lloji pas përshkallëzimit të konflikteve në veriperëndim të Sirisë muajt e fundit, njofton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Aeroplani luftarak “Sukhoi” fluturoi mbi zonën në lindje të Han Sheikhun, një qytet kyç në jug të Idlib, tha drejtori i Observatorit Rami Abdel Rahman. Anëtarët e grupit Tahrir al-Sham kanë kapur pilotin, i cili katapultoi para se aeroplani të binte në tokë, shtoi Observatori.

Rahman deklaroi gjithashtu se ishte avioni i parë i rrëzuar sirian pasi forcat qeveritare dhe aleatët e tyre rus filluan të bombardojnë provincën Idlib dhe pjesë të fqinjëve Alepo, Hama dhe Latakia pothuajse çdo ditë që nga fundi i muajit prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb