Ushtria siriane dekretoi sot vendosjen e një armëpushimi 72-orësh në të gjithë territorin e vendit në luftë, një njoftim që përkon me Fitër Bajramin duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Një regjim qetësie do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës arabe siriane brenda një harku kohor 72-orësh duke filluar nga ora 13:00 (10:00 GMT) më 6 korrik deri në mesnatë më 9 korrik”, bëri të ditur një deklaratë e ushtrisë.

Teksti nuk specifikon nëse armëpushimi përjashton apo jo pjesëtarët e organizatës terroriste ISIS, po të grupeve të tjera që luftojnë në terren.

Më 27 shkurt u vendos armëpushimi ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia që hyri në fuqi në Siri duke përjashtuar rajonet e kontrolluara nga ISIS. Por ky armëpushim u prish pas shkeljeve të përsëritura të palëve ndërluftuese.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: