SIRI

Rreth 300 ekstremistë islamikë të vendosur në një zonë të vogël në Sirinë lindore refuzojnë t’iu dorëzohen forcave siriane që mbështten nga  SHBA-të.

Një person i paidentifikuar, i njohur me bisedimet, tha se ekstremistët po kërkonin një korridor në provincën veriperëndimore të Idlibit, të mbajtur nga rebelët, njofton AP.

Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut në Londër tha se kërkesa e Shtetit Islamik për t’u evakuuar në Irakun fqinj u refuzua gjithashtu. Ekstremistët e fundit janë në pjesën lindore të Sirisë që fshihen mes qindra civilëve, njoftoi agjencia amerikane e lajmeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: