Një bombë e vendosur në një makinë vrau 11 vetë dhe plagosi shumë të tjerë të enjten në qytetin sirian të Afrinit, të cilin rebelët e mbështetur nga Turqia e morën nga luftëtarët kurdë vitin e kaluar.


Shpërthimi ndodhi në hyrje në qytetit, duke vrarë civilë përfshirë edhe fëmijë, tha grupi i monitorimit të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut në Mbretërinë e Bashkuar.


Observatori dhe burimet mjekësore thanë se shumë njerëz të tjerë u plagosën nga shpërthimi, disa prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë. Afrini ndodhet në veri të Aleppo pranë kufirit me Turqinë. Ajo u mbajt nga milicia kurde e YPG deri në vitin e kaluar kur rebelët e kapën atë dhe fshatrat rreth tij në një ofensivë të mbështetur nga Turqia.


BalkanWeb