SIRI

“Forcat Demokratike Siriane” dhe ushtria kurde të mbështetura nga SHBA, njoftuan se lirimin e bastionit Baghouz, zona e fundit e vendit që kishte mbetur nën kontrollin e ISIS.  Mustafa Bali, zëdhënës i ushtrisë, shkroi në Twitter se “Baghouz është i lirë dhe ne kemi arritur fitoren ushtarake kundër Kalifatit”.

Pak orë më parë, edhe presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi humbjen përfundimtare të ISIS në Siri.

C 2 Articolo 3198569 Upiimagepp
C 2 Articolo 3198569 Upiimagepp

Bali pastaj vuri në dukje se ISIS, e cila kishte arritur të zgjerohet në vitet e fundit për të pushtuar një pjesë të madhe të vendit dhe Irakut fqinj, tani është zhdukur plotësisht. Megjithatë, Forcat Demokratike të Sirisë do të vazhdojnë “të luftojnë kundër mbetjeve të grupeve ekstremiste derisa të eliminohen plotësisht”.

“Në këtë ditë të veçantë ne përkujtojmë mijëra martirë, përpjekjet e të cilëve kanë bërë të mundur fitoren.”–u shpreh ai.

Forcat pro-kurde kanë ngritur tashmë flamuj të verdhë në Baghuz për të festuar fitoren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: