SIRI – Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se një grua siriane ka arritur të mbijetojë, pavarësisht goditjeve të vazhdueshme me gurë nga xhihadistët e ISIS.
Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në qytetin Raqqa, ku gruaja u vendos përpara një grupi luftëtarësh ekstremistë nën akuzën e imoralitetit. Xhihadistët lëshuan mbi gruan një lumë gurësh dhe më pas ndaluan duke menduar se ajo kishte vdekur.
Sipas Observatorit Sirian, gruaja është ngritur dhe është përpjekur të largohet, ndërsa një ekstremist është bërë gati për ta qëlluar me armë. Por xhihadistët e tjerë e kanë ndaluar atë, duke thënë se ishte vullnet i Zotit që gruaja të mos vdiste.
(er.nu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: