Tragjedia dhe horrori që përjetojnë banorët e Sirisë gjatë bombardimeve përmblidhet në një fotografi të vetme. Një fëmijë i mitur, 5 vjec, i ulur në karrige brenda një karrigeje ambulance pas bombardimeve në shtëpinë e tij në Aleppo. Omran Daqneesh, është fëmija me prindër të humbur, i mbuluar nga pluhuri i gërmadhave që kanë mbuluar shtëpinë. Shfaqet me një fytyrë të ngrirë, cdo shprehi e këtij djali në fytyrën e mitur është paralizuar.

Edhe pse i gjakosur nga plagët e marra, ai nuk qan. Me një pamje të qetë ka vendosur duart e vogla mbi gjunjë, ndërsa mjekët janë larguar nga aty për të shpëtuar të tjerë fëmijë që mund të kenë mbetur nën gërmadha.
Stampat e figurave të filmave më kartona në bluzën e veshur mezi dallohen nga pluhuri e gjaku.

Foto dhe video e këtij djaloshi janë përhapur me shpejtësi në internet me qëllim që t’i tregojnë Botës cfarë po vuajnë sirianët.
ABC raportoi se Omran u plagos në kokë kur iu shemb shtëpia nga bombardimet që u bënë në periferi të Aleppo, në një zonë që kontrollohet nga rebelët.
Grupi Vullnetar i Civilëve në Siri shpëtoi dhe 3 fëmijë të tjerë sëbashku me 5-vjecarin që shihni në foto.

Mjekët thonë se asnjë prind i tyre nuk është paraqitur në spital.
Ndërkohë dhjetra persona kanë reaguar nga imazhi i Omran.
“Më thuhet zemra. Nuk duroj dot më”, shkruan dikush.
“Ju lutem pushoni luftën”, shkruan një tjetër.
Një lutje që bëhet nga mijëra persona që në momentin që Siria u përfshi nga konflikti i armatosur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: