TIRANË

Po zhvillohet sot në Gjykatën e Tiranës seanca për personat e arrestuar pas protestës së 16 shkurtit në kryeqytet që akuzohen për veprime të dhunshme. Mes tyre është edhe ish-kreu i policisë Bashkiak Florenc Hoxha. Por disa prej të arrestuarve, ndryshe nga sa ka deklaruar policia kanë thënë se nuk kishin lidhje me protestën.

Njëri prej tyre tha se nuk kishte qenë në protestë fare por me të atin në shtëpi.

Qytetari: Kam qenë atë natë me gjithë babën te shtëpia.
Gjyqtarja: Ku ke qenë ti?
Qytetari: Kam qenë në punë dhe te shtëpia. Kam punën time. As kam qenë në protestë fare.
Gjyqtarja: S’ke qenë në protestë?

Ndërsa një tjetër tha se në protestë kishte shpëtuar një të moshuar që ishte i shtrirë në tokë.
“Unë shpëtova një jetë njeriu, një plak 76 vjeç, që ishte shtrirë përtokë. Ky ka qenë veprimi im. Kam shkuar lart. I shpëtova jetën atij prindi, atij 76-vjeçari, këtë veprim kam bërë. E kemi ulur poshtë dhe kam ikur. Kam shpëtuar një jetë njeriu dhe sot unë quhem kriminel”, tha i arrestuari tjetër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb