Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News 24 deklaroi se sistemi politik në Shqipëri është dypartiak.  Ai deklaroi se ky sistem dypartiak është i vështirë që të thyhet.

Sipas Zekthit, duhet që të gjitha partitë politike opozitare të bashkohen. Ai u shpreh se partitë më të vogla duhet ta ulin PD-në në tryezë dhe t’i kërkojnë që të pranojë edhe institucionin e SPAK. Zekthi u shpreh se këta forca opozitare duhet të nxjerrin një kandidat të përbashkët, që jep disa premtime realiste.

Fitim Zekthi: Sistemi dy partiak në Shqipëri është i vështirë të thyhet. Për mua, të gjithë partitë në opozitë duhet të bëheshin bashkë dhe të zgjidhnin një kandidat, që të përkrahë ato gjëra që duhet të mbështesë, edhe SPAK-un ndër të tjera. Të bëhej një listë e përbashkët, pak a shumë si modeli i Romano Prodit në Itali.

Por, ka mosbesim tek të tjerët dhe nuk tejkalohet dot vetvetja. Unë mendoj që duhet që të ulen me PD-në dhe t’i thonë që të përkrahet edhe SPAK. Shqipëria është regjim politik dypartiak dhe do duhej të thyhej.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb