TIRANË- Prej dy orësh shërbimi i zyrave të gjendjes është ndërprerë. Shkak është bërë rënia e sistemit. Sipas raportimeve, mësohet se jashtë funksioni janë të gjitha zyrat e gjendjes civile në vend. Aktualisht po ndërhyhet në sistem për kthimin e gjendjes në normalitet.

Nuk dihen arsyet e këtij defekti që shkaktoi rënien e sistemit, por kjo nuk është hera e parë që ndodh. Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, ndodhi i njëjti problem.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb