TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Real Story” në News 24 diskutuan edhe për çështjen e sistemit zgjedhor dhe kërkesat që kanë parashtruar partitë politike në vend.

Avokati Spartak Ngjela tha se nëse zbatohet modeli me lista të hapura, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha rrezikojnë seriozisht mandatin e tyre të deputetit. Sipas tij, ky model bën të mundur që të qarkullojnë elitata e reja brenda vetë partisë, ndërsa shtoi se nga ky model, më i rrezikuara është kryeministri, Edi Rama.

“Nëse hapen listat, as Basha dhe as Rama nuk dalin deputetë. Rama nuk është zgjedhur nga një kongres, që do të thotë se nuk e ka partinë e tij. Këto duam të zgjidhim ne, të ndërrojmë sistemin, por unë di pastaj se nuk do të zgjedhin Ngjelën, por do të zgjedhin Ballën. Listat e hapura lejojnë qarkullimin e elitave brenda partisë. Për mendimin tim ideali është sistemi maxhoritar absolut. Me listat e hapura, po të këtë sondazh më shumë rrezikohet Rama, sepse votat janë te partia klasike e PS. Basha partinë e ka si një imponim të Saliut. Ky (Rama) e ka më të rrezikshëm problemin. Rama nuk flet hapur për listat e hapura, ndërsa Basha është nën presion të aleatëve të tij.”-tha Spartak Ngjela.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb