TIRANE – 1 qershori është një ditë që të gjithë fëmijët në mbarë botën e festojnë. Tradita ndiqet edhe në Shqipëri. Për ta 1 qershori është një ditë e shënuar që i bën të lumtur. Marrin dhurata të ndryshme,  dhe janë në qendër të vëmendjes. Shumica e e tyre e festojnë me prindërit e tyre. Por ka dhe një pjesë tjetër që e ndjejnë mungesën e prindërve. Ndër to janë edhe fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Për t”ja kompensuar sadopak këtë boshllëk për këto fëmijë ka menduar drejtoria vendore e policisë së Tiranës. Nën kujdesin e drejtorit të policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj është zhvilluar një aktivitet që edhe fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës të festojnë si gjithë të tjerët. Dhurata për cdo fëmijë dhe lojëra argëtuese nga animatorë që morën pjesë në aktivitet. Por drejtoria vendore e policisë së Tiranës, më 1 qershor nuk ka menduar vetëm për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës por edhe për ata të shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli. Në shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli janë dhuruar dy kondicionerë. Kjo ishte mënyra më e mirë për t”i uruar gëzuar 1 qershorin këtyrë fëmijëve.

34174848_2172006526419040_2401567715593551872_n

34174701_2172006143085745_5110009272528273408_n

34158960_2172006269752399_834074643064160256_n

34134444_2172006033085756_8598894950341410816_n

34112612_2172005946419098_6714899342563475456_n

34101786_2172006339752392_1645636987413069824_n

34087925_2172006703085689_8950172014719533056_n

34085736_2172006749752351_1300092914101125120_n

34069078_2172005783085781_4836302139309424640_n

34071685_2172006426419050_3188440904297873408_n

33992991_2172005876419105_8108746629617549312_n

ndertusit

34048630_2172005656419127_4301956461921042432_n

34054234_2172006649752361_5056355591878868992_n

34062470_2172006383085721_6831753874995412992_n

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb