TIRANE- Duket se Edi Rama dhe Ilir Meta, dy kryetarët e forcave kryesore politike në aleancën qeverisëse, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë vendosur të ulen sot në një tryezë dialogu për të vendosur fatin e koalicionit në katër vitet e ardhshme.


Por ndërsa vëmendja është fokusuar e gjitha në Hotel Tirana, aty ku do të takohen dy liderët Rama e Meta në orën 10:00 të paradites së sotme, burime jozyrtare thonë se do të ketë edhe një takim tjetër para tij, mes Metës e Bashës.


Të pyetura nga BalkanWeb, burime zyrtare nga Partia Demokratike nuk e konfirmojnë një takim paraprak të kryetarit Basha dhe liderit të LSI-së Ilir Meta, për të tentuar zgjidhjen e krizës politike, kur na ndan vetëm 1 orë nga takimi mes aleatëve.


Kujtojmë që nëse firmoset zyrtarisht koalicioni PS-LSI, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.
(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: