KORÇË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës. Një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip Ford me targa AA 761 HV, Kristo Baçellari, 33 vjeç.


Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga 33-vjeçari. Baçellari i cili drejtonte mjetin tip Ford ka parakaluar një mjet tjetër më pas ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.


(k.b/BalkanWeb)