FUSHE KRUJE- Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Larushk. Një i ri që udhëtonte me motor ka humbur jetën tragjikisht.

Mësohet se viktima është identifikuar si Laert Bami 23-vjeçar, nga fdsati Larushk.

I riu dyshohet se ha humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka marrë plagë të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb