Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet kur tifozët në stadium mësojnë lajmin se ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Monaco është shtyrë për shkak të 3 shpërthimeve që ndodhën pranë autobusit të Borussia Dortmund pak minuta para nisjes së ndeshjes, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.


Në pamjet e publikuara shihen tifozët e të dy ekipeve që duartrokasin ndërsa largohen nga stadiumi.


Shpërthimet ndodhën rreth 6 kilometra nga Westfalenstadion, ndërsa lojtarët kishin lënë hotelin për t’u drejtuar tek stadiumi. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.


Nga shpërthimet janë thyer xhamat e autobusit dhe është plagosur lehtë mbrojtësi i Dortmund, Marc Bartra. Ndeshja pritet të zhvillohet nesër në 18:45.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: