TIRANE– Në ditën e 60 të protestës, në çadrën e ngritur para Kryeministrisë, kryedemokrati uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkë. Basha tha çadra ku opozita po zhvillon protestën është çadra e shpresës për shqiptarët, dhe nuk do dorëzohen deri në arritjen e objektivit. Basha kishte dhe një mesazh për kryeministrin Rama për të cilin tha se i bie ‘tam tameve’ të luftës edhe në këtë ditë të shënuar për besimtarët.

“Besimtarët e Krishtit dhe të zotit e dinë se kjo ditë përfaqëson ringjalljes e shpresës. Në këtë çadër tash e 60 ditë është ditë Pashkësh, pasi këtu ngjallet dhe rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë. Kjo është një kauzë e madhe për të cilën e jemi të bashkuar të qëndrojmë deri në fitoren e qytetarëve. Atij që dhe ditën e Pashkës i fryn ‘tam tameve’ të luftes i them se paqja do zbresë në zemrën e çdo shqiptari. Se përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe fshatrave dhe gjithë vendin tonë. Gëzuar pashkën, zoti e bekoftë Shqipërinë”- tha Basha.


(d.d/BalkanWeb)



Etiketa: