LAÇ – Gjatë një takimi me të reja e të rinj në qytetin e Laçit, kryeministri është bërë sërish protagonist me veprimet e tij.

Kandidatja kryesore për deputete në qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla pasi foli për premtimet e PS-së nëse fiton zgjedhjet, ajo ishte gati t’i kalonte mikrofonin kreut të qeverisë.

Teksa ish-Ministrja e Arsimit, po bënte një hyrje për kryeministrin Rama duke thënë: “Tani do t’i jap mikrofonin një njeriu vizionar, një njeriu ….”, dhe në këtë moment Rama i merr mikrofonin duke i thënë: “Boll, boll, ma jep tani”.

Veprimi i kryeministrit shkaktoi të qeshura tek të pranishmit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: