Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kg kungull të njomë
200 gr djath dhie
3 kokrra vezë
200 gr salcë kosi
150 ml qumësht + 1 vezë
1 pako peta
6 lgj vaj ulliri
Kripë, arrë moskat
Fillimisht grijmë kungujt në rende nga pjesa më e trashë. I spërkasim me pak kripë, i trazojmë mirë kungujt dhe i lemë të pushojnë për 15-20 minuta. Më pas i shpëlajmë kungujt me ujë dhe pasi i kullojmë mirë në një kullesë i shtrydhim fort që të mos ketë më ujë. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, shtojmë në të salcë kosi, e trazojmë mirë duke shtuar më pas djathin e thërrmuar, kungujt e grirë, kripë, arrë moskat dhe dy lugë vaj ulliri. Në një tas tjetër trazojmë qumështin me një kokërr vezë dhe 4 lugë vaj ulliri. Lyejmë tavën me pak vaj dhe më pas lyejmë një petë me vaj dhe qumësht, vendosim mbi të një petë tjetër dhe e spërkasim me pak mbushje me kungull. Vendosim mbi të dy peta të lyera me vaj dhe qumësht dhe përsëri vendosim mbushje me kungull. E palosim petën role dhe e vendosim në tavë. Kështu vazhdojmë derisa të mbushet tava. Në fund i lyejmë roletë me qumësht, vezë dhe vaj dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)