LONDER- Një shqiptar është dënuar në Londër, pasi u shpall fajtor për trafikimin droge dhe posedim të dokumenteve false. Gjykata në Londër vendosi të dënojë me 2 vite e 4 muaj burg 23-vjecarin Erjon Bajraktari, njoftojnë mediat vendase.

Ai u arrestua mbrëmjen e 3 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi kaloi me semafor të kuq në Bishopsgate. Pasi është ndaluar nga policia Erjon Bajraktari i ka dhënë atyre një kartë identiteti lituaneze false me emrin Oliver Markus.

Pas dyshimeve nisur nga cilësia e dobët e kartës së identitetit si dhe pamundësisë së 23-vjecarit për t’iu përgjigjur pyetjeve, policia urdhëroi kontrollin e mjetit të shqiptarit ku u gjetën 13 doza kokainë nga qentë anti-drogë.

I riu shqiptar i tha policisë se ishte në qytet për të “shikuar urat e bukura”, por më pas pranoi se posedonte drogë me qëllim trafikimin e saj. Policia sekuestroi gjithashtu 1 mijë paund dhe një telefon iphone.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: