KOSOVE – Lajmi i ndarjes së tyre profesionale dhe sentimentale pushtoi mediat rozë disa javë më parë. Por duket se këngëtarja Era Istrefi dhe ish-menaxheri i saj Faton Shoshi i kanë dhënë dhe një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre.
Për të dytën herë në një kohë të shkurtër, dyshja është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në lokale në Prishtinë dhe tashmë për këtë ka dhe prova.
Në një foto të publikuar nga “Gazeta Express”, Istrefi dhe Shoshi shihen së bashku në një lokal. Epo duket se çifti i famshëm i showbiz-it është në rrugën e rindezjes së zjarrit mes tyre.
(BalkanWeb)