TIRANE – Në një kohë kur të gjithë fansat janë në pritje të hitit të radhës nga Flor Mumajesi, kantautori i njohur paska marrë tjetër drejtim. Të paktën për këtë fundvit ka në plan të drejtojë një program të gjatë televiziv.
2594d0355b2d4b2d180e04151aa00c5f
Zhvendosja në Kosovë, prej disa kohësh tashmë e ka angazhuar Florin pranë Klan Kosova, ekrani në të cilin producenti do të drejtojë programin festiv “Nin”. Lajmin e ka bërë publik në Insta Stroy moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka zbuluar se Flori do të jetë drejtuesi i emisionit “NIN” në natën e ndërrimit të viteve.

d29c7c7b7078f022bd7d5e8ddb7f65cf

“Flori Mumajesi prezantuesi i ‘NIN’ festive!”- shkruan Hamiti në foton e postuar ku Flori duket në studion e programit të njohur duke u përgatitur me skaletë në dorë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb