TIRANE– Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Pashkët. Mesazhet e urimit të përcjella në këtë ditë theksojnë rëndësinë e paqes, komunikimit dhe dashurisë mes njerëzve.

E me sa duket një ditë e tillë lë mënjanë politikën, duke bërë bashkë të gjithë pavarësisht se cilës parti politike i përkasin.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook” nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ku shfaqet së bashku me deputeten e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Gëzuar Pashkët nga Katedralja e Shën Palit”, shkruan deputetja Doda.

Ndonëse diskutimet e ditëve të fundit për ecurinë e koalicionit janë shtuar, dy deputetet e dy prej partive të koalicionit qeverisës shfaqen të qeshura pranë njëra-tjetrës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb