Në Mongolinë perëndimore, ku me shekuj të tërë, janë meshkujt ata që stërviten për këtë lloj të gjuetisë, vajza, tashmë 14-vjeçare, e quajtur Ashol-Pan, u bë e njohur me aftësitë e saj për të zbutur dhe trajnuar shqiponjën.
Svidensky kishte sqaruar se, Ashol-Pan është një vajzë e këndshme dhe e turpshme, por shumë e aftë për të stërvitur dhe manipuluar me shqiponjën krahët e së cilës janë dy herë më të mëdha se gjatësia e saj.
Në fund të vitit 2014 ndërkaq, Ashol-Pan kishte mposhtur në garën e gjuetisë 40 djem mongolez, në një vend përplot bjeshkë të pafundme dhe shkretëtira, në temperatura ektremisht të ftohta.
Pas fotografive të publikuara, nami i kësaj vajze mori dhenë në botë, dhe, që atëherë, për të kanë raportuar shumë media botërore.
Në fillim të vitit 2016 ndërkaq, në New York, u shfaq premiera botërore e filmit dokumentar “Eagle Huntress”, kushtuar Ashol-Panit, familjes së saj, dhe shqiponjës Akh-Khanat (Krahët e bardhë).
Kjo ishte hera e parë që Ashol-Pan, bashkë me familjen e saj u larguan nga vendlindja dhe vizituan vendin e ëndrrave të saj SHBA-të që ka mundur t’i shihte vetëm në telefonin e saj të mençur, të cilin e përdorë fare rrallë.
Nëna e saj, Almagul, ka deklaruar se është shumë krenare me vajzën e saj dhe tre fëmijët tjerë, por është e brengosur për famën e madhe që ka fituar ajo sepse sipas tradisë mongoleze fama sjellë fatin e keq në jetë.
Bjeshkët Altai janë i vetmi vend në botë ku njerëzit përdorin metodat tradicionale nomade të gjuetisë. Momentalisht vlerësohet se janë rreth 400 zbutës të shqiponjave në Mongoli.
Shqiponjat merren të vogla nga foletë e tyre dhe pas disa vjetësh të shërbimit besnik ndaj pronarëve – ato shpërblehen me një qengj të prerë në maje mali, si dhuratë, para se ato t’i kthehen natyrës dhe të krijojnë familje shqiponjash të vogla për gjeneratat e ardhshme.
Vlerësohet se shqiponjat e arta jetojnë deri në 32 vjet.
(BalkanWeb)