KORÇË- Një aksident i rëndë i mori jetën një 33-vjeçari në orët e para të kësaj të mërkure, teksa udhëtonte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.


BalkanWeb mëson se viktima është Kristo Baçellari, 33-vjeç dhe banues në Podinë të Korçës.


Ky i fundit ka qënë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Ford” me targa AA761HV kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Për pasojë drejtuesi 33-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po punon ende për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Informacion paraprak :
Më datë 09.08.2017, jemi njoftuar se në rrugën nacionale Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K.B, rreth 33 vjeç, banues në Porodinë, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targa AA761HV, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(m.a/BalkanWeb)