PUKE– Gazetari i ‘News24’ Armir Mehaj vlerësohet nga bashkia e Pukës, si “Personalitet i vitit 2016”. Kontributi që ai ka dhënë ndër vite për familjet pukjane, duke bërë që zëri i tyre të dëgjohet u shpërblye me një çmim simbolik nga qyteti i tij.

Ndër vite pranë çdo familje në nevojë, pranë çdo të nëpërkëmburi, pranë çdo denoncimi bënë që sot Puka ta vlerësojë gazetarin Armir Mehaj “Personalitet i vitit 2016”. Me motivacionin “për pasqyrimin real të problematikave të komunitetit pukjan”. Për gazetarin Armir Mehaj ky vlerësim është një motivim i mëtejshëm në punën e tij.


Zonat rurale në Pukë, por jo vetëm janë një realitet i largët dhe hidhur, shpesh në kufijtë e mbijetesës, por që falë përkushtimit të gazetarëve të News24 kudo si Armir Mehaj kanë gjetur mbështetje dhe zgjidhje për hallet e tyre. Me çmime në Pukë u vlerësuan dhe 8 personalitet të tjera që kanë dhënë kontributin e tyre në fushat përkatëse.

Puke, “Personalitetet 2016”
Xhemal Meçi, studiues
Fran Gjoka, Artist
Arjan Ndoja, kryetar i Sofra Pukjane
Mark Mesuli, Studiues
Angjelina Meta, Mësuese
Vladimir Gjoni, nxënës ekselent
Fran Vukaj, aktor dhe regjisor

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb