MAT- Gjarpri gjigand që u filmua në fshatin Kurdari të Matit ka alarmuar banorët e kësaj zone. Ata kërkojnë që të merren masa për izolimin e zvarranikut, që i ngjante një pitoni, ndërsa e drejtojnë gishtin nga turistët që vijnë nga jashtë si përgjegjës për sjelljen e gjarprit në këtë zonë.

Ata kërkojnë nga shteti që të marrë masa për izolimin e zvarranikut, si dhe kontrollin e mbrojtjen e kësaj zone.

Sipas banoreve gjarpri u soll në fshatin e tyre nga turistët, pasi më herët nuk ishte pikasur prej tyre një zvarranik me të tilla përmasa. Specialisti i Shërbimit Veterinar në Zyrën e Bujqësisë Mat, Selman Kurti, thotë se zvarranikë me përmasa të tilla nuk janë tipikë për këtë zonë.

Selmani shprehet se të tillë zvarranikë duhet të merren në studim nga specialistet e fushës për të kuptuar origjinën dhe rrezikshmërinë, që më tej të merren masa për ruajtjen apo asgjësimin e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: